Presidenti Amerikan Joe Biden tha ditën e Premte se Elon Musk kishte blerë një platformë të medias sociale e cila përhap gënjestra në mbarë botën.
Të njëjtën ditë Twitter largoi nga puna gjysmën e stafit duke reduktuar ekipet të cilat parandalojnë përhapjen e lajmeve të rreme ndërsa reklamuesit u tërhoqën nga shpenzimet të shqetësuar për moderimin e përmbajtjeve.
“Dhe tani të gjithë jemi të shqetësuar: Elon Musk shkon dhe blen një kompani e cila përhap gënjeshtra në mbarë botën. Nuk ka më editorë në SHBA. Nuk ka fare editorë. Si presim që fëmijët të kuptojnë se çfarë është në lojë?” tha Biden.
Sekretarja për Shtypin e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha për reporterët se Biden ishte i qartë lidhur me nevojën për të reduktuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjuhën e urrejtjes.
“Ai besim shtrihet edhe tek Twitter, tek Facebook dhe çdo platformë e medias sociale ku përdoruesit mund të përhapin lajme të rreme,” tha ajo.
Musk ka premtuar të rikthejë fjalën e lirë duke parandaluar Twitter të përfundojë “në zjarr.” Por shumica e reklamuesve kanë shprehur shqetësime lidhur me blerjen e platformës. /PCWorld Albanian