Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të informoj opinionin për më të rejat në Ukrainë dhe reagimet e Rusisë.
Siç raporton CNN, Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, bëri të ditur se presidenti Biden do t’i adresohet kombit.
Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Biden pritet të shpalos setin e ri të sanksioneve kundër Rusisë, pasi presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.
Madje Putin bëri një veprim edhe më ekstrem, njohu si shtete të pavarura dy rajonet që kontrollohen nga separatistët pro-rusë në Ukrainë, gjë që nxiti reagime të ashpra nga perëndimi që dënuan ashpër këtë veprim.