Dy fëmijë të plagosur rëndë dhe një foshnjë me pneumoni ishin në mesin e 5208 personave të evakuuar të shtunën përmes korridoreve humanitare, thotë Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
Timoshenko tha se 4,331 banorë të qytetit të rrethuar të Mariupolit kanë arritur në qytetin juglindor të Zaporizhzhia, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Ambulancat i dërguan dy fëmijët dhe foshnjën në një spital të Zaporizhzhia, tha ai.
Në mesin e të evakuuarve të shtunën ishin 351 persona nga rajoni i Kievit dhe 256 nga rajoni i Luhanskut, ky i fundit ka marrë 80 tonë ndihmë humanitare, sipas Tymoshenko.