presidenca kundershton propozimin per rritjen e cmimit te energjise elektrike 67e6c2c4c5682

Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

March 28, 2025
1 minut lexim

Presidenca e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend.

“Ashtu si në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vitit 2023, Presidenca ka analizuar raportet konsultative për përshtatjen e të Hyrave Maksimale të Lejuara të operatorëve energjetikë dhe tashmë ka dorëzuar komentet e saj tek ZRrE”, thuhet në njoftim.

Komentet e plota të Presidencës së Republikës së Kosovës i gjeni të bashkëngjitura.

Po ashtu, kundërshtimin e energjisë elektrike e kanë bërë edhe Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, bizneset, shoqëria civile etj.

Ndërsa, sot qytetarë të shumtë janë ankuar se nuk po mund të dërgojnë komente te Zyra e Rregullatorit për Energji rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.

E, rreth kësaj reagoi Zyra e Rregullatorit për Energji ku mohon se ka pasur bllokim të komenteve.

Ndërkaq, ZRRE siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

malaj zbulon biseden me deputetin socialist do te kete nje lufte mes grupeve ne ps 67e6b962b990b
Story i mëparshëm

Malaj zbulon bisedën me deputetin socialist: Do të ketë një luftë mes grupeve në PS!

whatsapp mund te behet aplikacioni kryesor i thirrjeve dhe mesazheve ne iphone 67e6c58e3236f
Story i radhës

WhatsApp mund të bëhet aplikacioni kryesor i thirrjeve dhe mesazheve në iPhone

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë