presidenca kqz nuk ka adresuar ndonje propozim per shkarkimin e sami kurteshit 67d8263630c15

Presidenca: KQZ nuk ka adresuar ndonjë propozim për shkarkimin e Sami Kurteshit

March 17, 2025
1 minut lexim

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, të mërkurën ka eskaluar me gjuhën e tij drejtuar mediave dhe gazetarëve.

Specifikisht gazetares të Nacionales Besarta Hoti, ai iu referua se punon për “vrasës me pagesë”.

Ish-Avokati i Popullit, përdori një gjuhë ekstreme edhe ndaj Asociaiconit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët i quajti “Aleancës e Grupeve Kriminale”. Kjo sjellje e Kurteshit, shkaktoi reagime të shumta, duke e dënuar gjuhën e tij.

Madje në disa reagime u kërkua nga presidentja Vjosa Osmani, që ai të largohet nga pozita e anëtarit të KQZ-së.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë për Klankosova.tv se deri tani nuk është adresuar asjnë propozim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkarkimin e Kurteshit.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, sqaron se Ligjit i ri nr. 08L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili është votuar nga të gjitha partitë politike në Kuvend, ka hyrë në fuqi më 3 korrik 2023”.

“Ky ligj ka kufizuar kompetencat e Presidentes sa i përket përfundimit të mandatit të anëtarëve të KQZ-së, në situata kur argumentohet se është dëmtuar statusi dhe integriteti i KQZ-së, meqë për dallim nga ligji i kaluar, ligji aktual parasheh se Presidentja mund ta shkarkoj një anëtar të KQZ-së, për veprimet që ndërlidhen me statusin dhe integritetin e KQZ-së vetëm pasi të pranohet propozimi me shkrim nga KQZ-ja, propozim ky i cili duhet miratuar paraprakisht në KQZ, me shumicë prej dy të tretave (2/3) të anëtarëve. Deri më tani, një propozim i tillë nuk është adresuar nga ana e KQZ-së në Presidencë”, ka thënë Kupina.

Ndër tjera, Kupina ka shtuar se anëtarët e KQZ-së, përgjatë gjithë procesit zgjedhor dhe në çdo situatë që ndërlidhet me të, duhet ta respektojnë betimin që japin kur dekretohen në këtë institucion.

Klan Kosova ditë më parë ka mësuar se Prokuroria tashmë ka autorizuar Policinë për ta intervistuar Sami Kurteshin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

IVAN STOILKOVIQ
Story i mëparshëm

Stoilkoviq në Beograd takoi kryeministrin e Serbisë Vuçeviq. U diskutua për mundësitë e ndihmës shtesë për të prekurit në tragjedinë e Koçanit

starship do te dergoje robotin optimus te tesla ne mars ne 2029 67d829055c054
Story i radhës

Starship do të dërgojë robotin Optimus të Tesla në Mars në 2029

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë