Preshevë: Një shtetas i RMV-së gjuan gruan nga Serbia, më pas vetëvritet!

TENTIM-VRASJE DHE VETËVRASJE

Dita Ndërkombëtare e Gruas, nisi me lajmin se një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka plagosur rëndë partneren e tij dhe më pas është vetëvra. Ngjarja ka ndodhur në pikëpagesën rrugore në Preshevë kurse e reja lufton për jetën.

Një 52-vjeçar nga Tetova, mbrëmë ka shtënë me armë zjarri ndaj 32-vjecares serbe dhe më pas është vetëvra. Ngjarja ka ndodhur në pikëpagesën rrugore në Preshëve.

Sic njoftojnë mediat serbe, ngjarjes I ka paraprirë një zënkë verbale në makinë dhe kur gruaja ka dalë nga vetura dhe ka nis të arratiset, 52-vjecari ka shëtnë disa herë në drejtim të saj duke I shkaktuar plagë të rënda.

Mediat serbe njoftojnë se ai është arratisur me makinën me targa të Tetovës por kur policia fillon ndjekjen ai kthehet në vendngjarje dhe vetëvritet.

Gruaja nga Serbia, për momentin gjendet për kujdes intensiv në Spitalin e Nishit, pasi me plagë të rënda ishte transferuar nga Spitali i Vranjes.

Mediat serbe raportojnë se cifti ka jetuar edhe në Zvicër dhe kanë pasur një lidhje përplot me probleme./tvklan.mk

Story i mëparshëm

Maqedonci: Në çdo etapë të rrugëtimit tonë për liri, gratë kanë dhënë kontribut të paçmim

Story i radhës

Negociatat ‘e fshehta’ për normalizimin e jetës parlamentare, reagon Alibeaj: Nëse kjo është e vërtetë, është pazar! Duan të dështojnë Reformën Zgjedhore

Të fundit nga