Prerje e paligjshme e druve për ngrohje, arrestohen 4 persona

1 minut lexim

Katër persona janë ndaluar gjatë kontrollit të djeshëm për parandalimin dhe zbulimin e personave që kryejnë prerje dhe transport të paligjshëm të druve për ngrohje të kryer nga SPB Manastir. Gjatë kontrollit u gjetën 17 metër kub dru zjarri.

Gjithashtu në Krushevë, zyrtarët policorë kanë konstatuar automjetin e pasagjerëve – furgon “Zastava” pa regjistrim i drejtuar nga S.S. (61) nga Krusheva. Siç informoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit në automjet janë gjetur rreth katër metër kub dru zjarri pa dokumentacion. Automjeti dhe pemët janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar policisë pyjore të Krushevës.

Po ashtu edhe rasti tjetër në fshatin Krapa, komuna Makedonski Brod, në vendin e quajtur “Barbaras”, V.C.(32) nga Shkupi, G. T.(20) nga fshati Ropotovë Prilep dhe M.R.(23) nga Prilepi u kapën duke vjedhur dru, personave iu është marrë një sharrë motorike dhe rreth katër metër kub dru për ngrohje të prerë në mënyrë të paligjshme.

Pas dokumentimit të plotë te rasteve, ndaj personave në fjalë do të ngritët padi përkatëse.

Marketing

Story i mëparshëm

Andonov: Mickoski duhet të largohet nga VMRO-DPMNE

Story i radhës

Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,