Ndonëse në pamje të parë Enca Haxhia duket si një vajzë e fortë dhe që nuk e vret mendjen për çdo gjë, ajo ka treguar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” se familja e saj është mbi gjithçka.
Këngëtarja është shprehur se e ka vuajtur shumë mungesën e të atit, por tashmë thotë se e ka me vete gjithë kohës edhe pse jo fizikisht. Ndërsa në lidhje me të ëmën, Enca tregoi se e ka si shoqe dhe që e shoqëron në çdo vend pjesën më të madhe të kohës.
Armina: A ka ndikuar largimi i babait tënd nga jeta tek mbyllja jote në vetvete?
Enca: Ai ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës time, sigurisht që ka ndikuar shumë edhe pse nuk dua të shfaqem kurrë e dobët në publik apo që njerëzit të më donin se po ndihem keq. Nga njëra anë ndihesha mirë që njerëzit më shkruanin dhe më mbështesnin por nuk dua të jem ai person.
Sigurisht që ka ndikuar por mendoj se ka qenë pjesë e procesit të rritjes time, dhe ka qenë pjesë e vendimit që mora të pushoj e të meditoj.
Në fakt një gjë që e shoh gjithmonë dhe e evidentoj tek vetja ime është ngjashmëria me babin dhe them është me mua gjithë kohës është pjesë e imja. Mami është shoqja ime e ngushtë. Mami më shoqëron ku mundet, kur e shohin të gjithë më thonë a është motra? Dhe unë i them po është motra.