Prej sot fillon sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë të kyçurit në rrjetin e ngrohjes qendrore. Autoritetet kanë bërë të ditur se ngrohja do të jetë me të njëjtat kushte si më parë, gjegjësisht me temperaturë të garantuar prej 21 gradë Celsius dhe ngrohje në periudhën prej orës 06:00 deri në 22:00.
”Më 15 tetor, me fillimin e sezonit të ngrohjes, do të fillojë furnizimi me energji termike, radiatorët në Shkup do të ngrohen. Energjia termike do të jetë në dispozicion deri në fund të sezonit të ngrohjes” – theksoi më pas Bekteshi.