prej neser shi bubullima dhe ere e fuqishme 67decafbb4969

Prej nesër shi, bubullima dhe erë e fuqishme

March 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 mars – Nën ndikimin e masave të lagështa ajrore nga jugu, prej nesër pason periudha e motit të ndryshueshëm jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore.

Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të shoqërohen me bubullima dhe erë të fuqishme prej mbi 60 kilometra në orë.

DPHM sot paralajmëroi se procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme kur vende-vende do të ketë sasi më të madhe të shiut prej mbi 20 litrave në metër katror për 24 orë.

Në Shkup, prej nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të matur deri të prëforcuar nga drejtimi jugor. Në disa pjesë të fushëgropës kohë pas kohe reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 6 gradë, ndërsa të ditës prej 12 deri 19 gradë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mjekimi i pacienteve jashte vendit mucunski javen e ardhshme nis kthimi i pacienteve ne rmv 67decac46bff4
Story i mëparshëm

Mjekimi i pacientëve jashtë vendit, Mucunski: Javën e ardhshme nis kthimi i pacientëve në RMV

dhune ne familje denigrime ne rrjetet sociale disa te arrestuar ne tirane 67ded062509dc
Story i radhës

Dhunë në familje, denigrime në rrjetet sociale… disa të arrestuar në Tiranë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë