Bllokada në të gjithë shtetin prej nesër duke filluar prej orës 13, është paralajmëruar sonte nga protesta para Kuvendit, me të cilën tashmë gjashtë ditë kërkohet refuzimi i propozimit francez për heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokim të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në protestë, e cila deri më tani po zhvillohet qetë dhe pa incidente, kërkohen dorëheqje nga Qeveria e cila, siç thanë pjesëmarrësit, e ka dorëzuar kornizën negociuese në Kuvend.
“Linja jonë e fundit e kuqe është Kushtetuta, tha Ivica Bocevski, i cili foli në tubim, duke i porositur liderët e partive opozitare se ata janë mbrojtja e fundit e popullit dhe shtetësisë maqedonase, ndërsa populli i tubuar në protestë do të jetë mbrojtje e saj dhe do t’i mbështesë që të mbijetojnë që të mos ketë kurrfarë ndryshimi të Kushtetutës e cila do t’i marrë ketë parasysh kërkesat bullgare.
Protesta filloi para Qeverisë, pas çka pjesëmarrësit shkuan para Ministrisë së Drejtësisë dhe ndërtesës së Kuvendit, ku vonë pasdite Qeveria e dërgoi propozim kornizën negociuese, por mbledhje nuk është caktuar.