“Prej bindjeve politike!”/ Diskriminimi në shërbime, rriten ankesat e qytetarëve ndaj pushtetit vendor

April 18, 2022
1 minut lexim

Dhënia e shërbimeve ndaj individëve jo në pak raste shoqërohet me neglizhencë dhe indiferentizëm e për rrjedhojë kjo bëhet pjesë e ankesave pranë mbikëqyrësve.

Në vitin 2021 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi raportoi për një rritje të ankesave nga pushteti vendor lidhur me shërbimet dhe të mirat.

“Krahasuar me vitin 2020, ku numri i çështjeve në këtë fushë kundër subjekteve publike ka qenë 60 ndërsa kundër subjekteve private 23, rezulton një shpërndarje e ngjashme e çështjeve në këtë fushë midis subjekteve publike dhe atyre private, edhe gjatë vitit 2021, me një rritje të vogël prej 6.3% të totalit të çështjeve të kësaj fushe që drejtohen kundër subjekteve publike, në raport me subjektet private. Nga 112 ankesat e trajtuara kundër subjekteve publike, në 42 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të pushtetit qendror dhe në 70 raste kundër institucioneve të pushtetit vendor” raportoi Komisioneri.

Në tërësi sipas raportit rezulton se në vitin 2021 u paraqitën 324 çështje për trajtim ku pjesën kryesore e mbajnë individët por vihet re një rritje me 33 për qind edhe organizatave apo sindikatave që kryesisht janë lidhur me punonjësit e policisë, minierat.

“Këto ankesa përgjithësisht kanë ardhur nga organizata që mbrojnë interesat e punonjësve të Policisë së Shtetit, të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Minatorëve, komunitetit Rom/Egjiptian, personave me aftësi të kufizuar, etj. Në çështjet e riregjistruara në vitin 2020 dhe të trajtuara gjatë vitit 2021, 6 ankues janë mbështetur nga OJF të ndryshme për të depozituar ankesë pranë KMD-së, ndërkohë që në vitin 2021, në 19 raste ankuesit janë asistuar nga organizata të shoqërisë civile, për të depozituar ankesë”, thuhet në raport.

Në totalin e gjithë shkaqeve të diskriminimit situate mbetet e njëjtë edhe në vitin 2021 ashtu sikurse ndodh vazhdimisht vit pas viti dhe bindjet politike janë ato që qëndrojnë në krye.

“Gjatë vitit 2021 vazhdojnë të mbeten mbizotëruese pretendimet për diskriminim për shkak të bindjeve politike, aftësisë së kufizuar, racës, përkatësisë në një grup të veçantë, gjendjes ekonomike dhe gjendjes arsimore”, thuhet në raportin e Komisionerit./ Monitor

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

City nis bisedimet për transferimin e Leaos

Story i radhës

Gjykimi për rastin “Llaskarca” shtyhet për një kohë të pacaktuar

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë