Prattipati shkon në Shtërpcë, takon kryetarin Jevtiq

April 28, 2025
1 minut lexim

Mëngjesin e sotëm, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar komunën e Shtërpcës.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Dalibor Jevtiq, njofton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se në takim u diskutua për mbylljet e fundit të institucioneve në komunë.

“Prattipati rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA për një Kosovë multietnike që plotëson nevojat e të gjithë njerëzve të saj”, thuhet më tej në postim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kanabis me postë nga SHBA, Prokuroria e Tiranës zbardh raste në disa qytete: Sekuestrohen 15.2 kg drogë, arrestohen 12 persona

Story i radhës

Irani u përball me një sulm kibernetik masiv

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë