Prapë Xherdan Shaqiri! Pyetje interesante e mediumit zviceran 

September 12, 2024
1 minut lexim

Xherdan Shaqiri para pak kohe është kthyer të klubi që e nisi karrierën, Baseli. 

Pas 12 viteve u rikthye të Baseli.

Ka pas zhvillime interesante gjatë verës, pasi që Shaqiri u pensionua nga fanella e kombëtares së Zvcrtës dhe u largua nga klubi amerikan, Chicago Fire. 

Shaqa është paraqitur dy herë si zëvendësues të Baseli por ende nuk e ka gjetur golin.

Në fund të gushtit Shaqiri bëri lëvizje të bujshme në Basel. Pritja ishte edhe më e madhe.

Më pas tha se e kishin pyetur menaxherin e Shaqirit se si është situata. Bisedimet, sipas Daniel Stuckit, kishin ndodhur menjëherë pas Kampionatit Evropian.

Pra, a e mashtroi Stucki publikun në lidhje me bisedat? “20 Minuten” pyet sërish drejtorin.

“Diskutimet u bënë pas Kampionatit Evropian. Por është logjike.

Nuk mund ta bënim publike. Nëse transferimi nuk do të kishte ndodhur, atëherë do të ishte spekulim”, sqaron drejtori sportiv.

“Dhe në rastin tonë kjo do të kishte ndikim negativ.

Kjo është arsyeja pse donim ta mbanim këtë informacion të fshehur derisa të kishim marrëveshje”.

Pastaj ai nis vlerësimet për yllin e Baselit.

“Ai është shumë ambicioz dhe shumë i motivuar. Ne e ndiejmë këtë”, thotë Stucki.

“Ai me të vërtetë ka cilësi të pabesueshme me këmbët e tij. Atmosfera në ekip është shumë e mirë.

Por ai vazhdon të ketë probleme me muskulin e tij dhe duhet të menaxhojë stërvitjen e tij për të siguruar të mos bëhet situata e lëndimit serioze”, tha Stucki..

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputetët e përfunduan debatin për ndryshimet e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale

Story i radhës

Divorci i Chiarës dhe Fedez! Kush do i mbajë fëmijët, a do ketë mbështetje financiare?

Të fundit nga

ShkoLartë