Prapaskenat/ Diplomati i njohur tregon se çfarë rreziku e pret Shqipërinë, përmend Vuçiqin

January 27, 2022
min lexim

Ish-ambasadori Agim Nesho shprehet se Shqipëria ka hyrë në lojën e Vuçiqit.

Diplomati shprehet se Rusia i ka përdorur vendet që ka influencë, Serbinë duke ditur edhe investimet strategjike.

Sipas tij për Rusinë, Ballkani është një rajon që e ngre atë në rolin e një superfuqie

Nuk mendoj se Putini do të futet në luftë sepse forca e federatës ruse është nëse gjen nje zgjidhje komplementare me Europën. Vetë diplomacia ruse ka këmbëngulur për të gjetur një kompromis. Nëse Rusia do të dalë kundër Perëndimit dhe do të vazhdojë ofensivën e saj, nuk do të mbetet hapësirë vetëm t’i bashkangjitet Kinës. Por Kina do t’i bëjë një trajtim që ta lërë në hije, në plan të dytë. Politika e Kinës e shikon me agresivitet hapësirat e mëdha tokësore, sidomos në lindje. Madje është një konflikt i fshehur që mund të shpërthejë. Nëse humbitet lidhja me Perëndimin, rruga e vetme e dhimbshme do të jetë t’i bashkohet Kinës. Çështja e diplomacisë do të jetë gjithmonë. Politika ruse nuk është shumë e drejtpërdrejtë. Kërkon që të provokojë në një mënyrë. Biden ka kërkuar një tjetër negociatë. Politika amerikane ka qenë shumë konsekuente. Gjermania ka qenë gjithmonë e ftohtë ndaj konflikteve të tjera. Social-demokratët kanë qenë më afër me një politikë që Rusia dhe Gjermania dhe të kenë gjithmonë një bashkëpunim që i sjell siguri Europës.

Rusia i ka përdorur vendet që ka influencë, Serbinë duke ditur edhe investimet strategjike. Influenca ruse kërkon të jetë prezentë në Ballkan. Për Rusinë, Ballkani është një rajon që e ngre atë në rolin e një superfuqie. Ajo do të jetë edhe një fuqi domisuese në Mesdhe. Shqipëria ka hyrë në lojën e Vuçiç. Për të marrë një rol të madh ka ofruar veten një një projekt, si Ballkani i Hapur që të jetë një zgjidhje e çështjes së Ballkanit duke sjellë bashkëpunim me Serbinë. Shqipëria ka rënë pre e lojës serbo-ruse.

A duhet që Shqipëria të japë ndihmën e saj?

Pse jo. Duhet koordinim me vendet e tjera të NATO-s. Pse Shqipëria mos të ndihmojë në një çështje të drejtë. Shqipëria hesht atëherë kur duhet të veprojë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas Coutinhos dhe Digne, Aston Villa transferon yllin e Arsenalit

Story i radhës

U punësuan me konkurse të rregullta, 53 mësimdhënës në Fushë Kosovë nuk marrin paga

Të fundit nga

ShkoLartë