Prapashtica: Prishtina funksionin si grup

November 4, 2022
1 minut lexim

Skuadra e Prishtinës ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj SC Gjilanit të shtunën (5 nëntor) me fillim nga ora 18:00, sfidë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky duel i takon xhiros së 15-të. Prishtina vjen në këtë takim bas barazimit të arritur xhiron e kaluar ndaj Trepçës ’89 (2:2).

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, FC Prishtina dhe SC Gjilani barazuan me shifrat 1:1.

Mesfushori Albin Prapashtica beson dhe shpreson se “bardhekaltërit” kësaj radhe do të korrin fitore, teksa flet para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.

“Ndeshja kundër Gjilanit do të jetë mjaft e vështirë, mirëpo ne do t’i qasemi lojës me seriozitet maksimal duke e ditur rëndësinë e ndeshjes pasi që nuk duhet që ta humbim hapin për kreun e tabelës. Kundërshtari e ka një ekip solid, mirëpo edhe në këtë takim do të futemi vetëm për fitore.

Prishtina funksionin si grup dhe jemi të bashkuar në çdo sfidë dhe kjo është një ndër gjërat kryesore që e bënë ekipin e fuqishëm. Atmosfera para ndeshjes është shumë e mirë.

Prezenca e tifozëve “Plisa” në stadium na jep motiv shtesë. Ne i cilësojmë si “lojtarin” e 12-të në fushë. Me përkrahjen e tyre, fitorja do të arrihet më lehtë”, tha Prapashtica.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Asnjë humbje jete në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: 31 qytetarë të infektuar me koronavirus

Story i radhës

Jovanoviq: S’ma pranuan djalin në Harvard pasi nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë