pranvera ballkanike eksperti rrezikohet stabiliteti i vendeve fqinje te serbise 67f05ef61aa12

“Pranvera ballkanike”, eksperti: Rrezikohet stabiliteti i vendeve fqinje të Serbisë

April 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 prill – Duke folur në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, eksperti i sigurisë në Maqedoninë e Veriut, Bashkim Selmani, tha se aktualisht pritet një “pranverë ballkanike” dhe sipas tij, të gjitha vendet fqinje të Serbisë janë të kërcënuara nga fenomene si krimi i organizuar, problematikat ekonomike, politike, shpopullimi, etj.

Eksperti theksoi se Maqedonia e Veriut, aktualisht, duket se është më afër politikave serbe dhe sipas tij, roli i shqiptarëve po anashkalohet.

“Aktualisht, pritet pranvera ballkanike, e cila bën që çdo vend fqinj i Serbisë të jetë i pasigurt dhe i kërcënuar në aspektin ekonomik, nga krimi i organizuar dhe në shumë aspekte të tjera, përfshirë shpopullimin. Shohim tani Maqedoninë me një politikë pro-serbe dhe duket sikur Republika Srpska po vepron në Maqedoni. Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë, duke cenuar çdo element të zhvillimeve pozitive të kombit shqiptar.”

Eksperti Selmani tha se Serbia ka një “bombë” në kuptimin figurativ dhe e kurdis për të krijuar problematika të ndryshme në vendet fqinje, duke përmendur këtu edhe zjarrin në Koçan dhe takimin mes krerëve të pozitës dhe opozitës maqedonase.

“Serbia aktualisht e ka “bombën” dhe e kurdis në të gjitha vendet fqinje në mënyra të ndryshme: në aspektin fetar, politik, ekonomik dhe në tensionet që vazhdojnë të rriten. Kjo është e dukshme edhe në rastin e Koçanit, ku shërbimet janë aktive dhe të lidhura. Nëse merret parasysh çështja shqiptare, asnjëherë nuk ka qenë më e goditur dhe shqiptarët po përzihen jashtë institucioneve. Për këtë çështje, mjafton të kujtojmë takimin mes liderit të opozitës dhe opozitës, dhe duket se kanë anatemuar pozitat e politikës shqiptare. Subjektet politike shqiptare nuk kanë kuptim të qëndrojnë në këtë qeveri. Duhet një reagim, dhe më vjen shumë keq që kjo po ndodh”, tha ai.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

deklaruan rrejshem se vetura porsche eshte zyrtareprocedure disiplinore per dy nenpunes policore 67f05ef607689
Story i mëparshëm

Deklaruan rrejshëm se vetura “Porsche” është zyrtare,procedurë disiplinore për dy nënpunës policorë

edit harxhi non grata e berishes nuk eshte vene nga thesari i shba por nga dash 67f0643bd350d
Story i radhës

Edit Harxhi: ‘Non grata’ e Berishës nuk është vënë nga Thesari i SHBA, por nga DASH!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë