pranon te behesh gruaja ime gjesti i ulet ne gjunje eglit banorja largohet nga tavolina 67e5260178b83

“Pranon të bëhesh gruaja ime?”, Gjesti i ulet në gjunjë Eglit – banorja largohet nga tavolina

March 27, 2025
1 minut lexim

Besart Kelmendi apo siç njihet me nofkën, Gjesti, po vazhdon të jetë tejet aktiv dhe me një energji të madhe në shtëpi.

Në orët e hershme të mëngjesit, ai duket të ketë bërë një shaka me Egli Takon, derisa po qëndronin në kuzhinë edhe me Danja Kokën.

Këngëtari nga Kosova iu ul në gjunjë për t’i propozuar martesë, ndonëse bënte shaka.

“A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”, iu drejtua ai.

Egli në ndërkohë u largua nga tavolina duke thënë: “Kur të dalim jashtë më propozo për martesë”.

Raporti i tyre po vazhdon të jetë shoqëror, marrë parasysh që tani edhe konkurrentja ka hequr dorë nga ai.

Mbetet për t’u parë nëse mund të ketë diçka më shumë mes tyre jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother. /Telegrafi/

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ukrainasit publikojne pamjet duke treguar se cfare shkaterruan ne sulmin ne bazen ajrore ruse 67e52424e2ee2
Story i mëparshëm

Ukrainasit publikojnë pamjet duke treguar se çfarë shkatërruan në sulmin në bazën ajrore ruse

nis funksionimi i linjes ajrore stamboll oher dhe anasjelltas 67e52a002500f
Story i radhës

Nis funksionimi i linjës ajrore Stamboll-Ohër dhe anasjelltas

Të fundit nga

Robert Lewandowski afër qëllimit

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka deklaruar se ëndrra e tij është të shënojë 100 gola për klubin katalanas.  Në ndeshjen e fundit ai ka shënuar dy gola, duke i dhënë fitoren
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë