prania e gjarperit helmues vipera ammodytes ne parkun e germise ammk asgje shqetesuese pjese e biodiversitetit 627e05339e519

Prania e gjarpërit helmues Vipera Ammodytes në Parkun e Gërmisë, AMMK: Asgjë shqetësuese, pjesë e biodiversitetit

May 13, 2022
1 minut lexim

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK) ka reaguar pas raportimeve se helmues gjarpëri Vipera Ammodytes është parë në hapësirat gjelbëruese në Parkun e Gërmisë, duke thënë se prania e gjarpërinjve në aty nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

Në një komunikatë për media AMMK thotë se gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktiv e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohen.

Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat qe mund të vijnë me pas”, thuhet po aty.

Sipas AMMK-së, prania e gjarpërinjve nuk duhet të paraqet asnjë shqetësim për vizitorët eventual të Parkut Gërmia.

Gjithsesi se secili duhet pasur kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes”, thotë AMMK. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

siemens terhiqet nga rusia 627e01422cf0a
Story i mëparshëm

Siemens tërhiqet nga Rusia

takime te reja ne kuader te dialogut kosove serbi 627e056de471d
Story i radhës

Takime të reja në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Të fundit nga

​Dita Botërore e Biodiversitetit

Dita Botërore e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin. Për herë të parë kjo ditë,
ShkoLartë