Studentët e Mjekësisë do të protestojnë nesër para Parlamentit kundër pr.ligjit të qeverisë që i detyron ata të punojnë 5 vjet në Shqipëri në përfundim të universitetit përpara se të diplomohen.
Ish kryeministri, Sali Berisha përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shkruan se qytetarët e Tiranës duhet ta mbështesin këtë kauzë të tyre.
“Studentët e Mjekësisë protestojnë nesër para Palamentit kunder ligjit anti-student të Edi Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve të mbështesin kauzën e tyre të drejtë”, shkruan Berisha.
Pr.ligji i qeverisë parashikon që studentët që kërkojnë të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit, duhet ta paguajnë vitin shkollor me tarifat e plota dhe jo me tarifë shtetërore.