Pozicioni më i rehatshëm për gratë shtatzëna, si të bëni gjumë të qetë

min lexim

Një nga problemet më të mëdha që ka një grua shtatzënë është gjumi. Një bark i madh në pritjen e fëmijës, veç emocionit të madh, është edhe lodhje dhe parehati.

Përmes këtij artikulli do t’u vijmë në ndihmë grave shtatzëna se si të flenë sa më rehat.  

Të fjeturit në njërën anë është pozicioni më i rehatshëm për ju në këtë periudhë që hasni vështirësi gjatë gjumit. Një tjetër lehtësi që mund t’ju bëjë të ndiheni më rehat gjatë gjumit është një jastëk në mes të këmbëve, ose poshtë barkut.

Gjithashtu, nëse dëshironi mund të shtoni edhe një jastëk në shpinë që të flini sa më rehat të jetë e mundur. Nëse jeni një person që pëlqeni të flini në bark, gjatë këtyre 9 muajve do bëni si të bëni pasi është pamundur që të flini në bark gjatë kësaj periudhe.

Një tjetër pozicion që nuk do jua këshillonim, pasi të progresojë shtatzënia juaj është pozicioni shtrirë në shpinë. Kjo pasi fjetja në kurriz mund të shkaktojë:

– dhimbje të muskujve dhe enjtje

– një rënie në tensionin e gjakut, që mund të të bëjë të trullosësh, sidomos kur përpiqesh të ulesh ose të ngrihesh. Në disa gra, mund të bëjë që presioni i gjakut të rritet.

– mund t’ju bëjë gjithashtu të gërhisni teksa flini

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reali rivalizon Liverpoolin për Bellingham, planifikon ofertë marramendëse

Story i radhës

Rusi: Daçat në vend të Dubait, turizmi orientohet brenda vendit

Të fundit nga