Pozhari për dënimin e Mustafës: Mos u tmerroni, vetë e keni votuar Gjykatën Speciale

December 16, 2022
1 minut lexim

Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një status në lidhje me reagimet për dënimin e Salih Mustafës, ish-komandant i UÇK-së, nga Gjykata Speciale me dënim prej 26 vitesh.

Ai ka shkruar se “nuk duhet të tmerrohen” për vendimin skandaloz të Gjykatës Speciale, pasi vetë “e kanë votuar”.

Madje, ai ka përmendur edhe meditjet për pjesëmarrjen në seancë, ditën kur u votua Gjykata Speciale.

Në postimin e tij, Pozhari ka përmendur edhe votimin e Asociacionit.

Postimi i plotë:

Mos u tmerroni për vendimin skandaloz të Gjykatës Speciale. Vetë e keni votuar dhe jeni paguar me mëditje për pjesëmarrje në seancë.

Po, është dënim në emër të Kosovës. Pjesa dërrmuese e deputetëve të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë në popull. Shumica absolute në Kuvend – PDK dhe LDK, i kanë thonë “Po” Gjykatës Speciale.

Njëjtë siç e keni votuar edhe Asociacionin.

Kur një pakicë prej nesh thoshim “JO” për krejt proceset e dëmshme që janë legjitimuar me votën e pushteteve të kaluara, demonizoheshim, kualifikoheshim me lloj lloj epitete.

E, në fakt kishte veç një epitet për ata që shkelën mbi të kaluarën tonë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave

Story i radhës

Bellai: Nuk e besoja se do ia dilnim këtu

Të fundit nga

ShkoLartë