pozhari osmani eshte me qeverine derisa si rrezikohet posti kur ka rrezik e thekson pro amerikanizmin 67f051b8986f3

Pozhari: Osmani është me Qeverinë derisa s’i rrezikohet posti, kur ka rrezik e thekson pro-amerikanizmin

April 4, 2025
1 minut lexim

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka komentuar qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani dhe raportet e saj me Qeverinë Kurti.

Sipas tij, presidentja Osmani është me Qeverinë derisa s’i rrezikohet posti, ndërsa thotë se kur ndjen rrezik e thekson proamerikanizmin.

“Vjosa Osmani është me Qeverinë vetëm derisa nuk i rrezikohet posti, në momentin që e ndjen rrezikun për postin e presidentes atëherë fillon edhe e thekson proamerikanizmin”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Sipas tij, raportet e presidentes me Qeverinë sa i përket çështjes së vendosjes së tarifave të ShBA-së ndaj Kosovës nuk ish dashur të diskutohen në opinion.

“Partia Guxo në këtë situatë është duke e parë më me racionalitet, është një temë e stisur që s’patë nevojë të dalë në publik, sepse besoj që kanë aq raporte për të komunikuar pavarësisht dallimeve që kanë, pra tregohet më e matur nga që nuk konsideron që vlen të diskutohet më shumë në opinion”, deklaroi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gati per fitoren madheshtore me 11 maj blushi neser takim me kandidateve fitimtare te pl se 67f048362e20c
Story i mëparshëm

“Gati për Fitoren Madhështore më 11 Maj!” Blushi: Nesër takim me kandidatëve fitimtarë të PL-së

premier liga konfirmon datat e afatit kalimtar veror 67f05536b5656
Story i radhës

Premier Liga konfirmon datat e afatit kalimtar veror

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë