Potter praktikisht trajner i Chelsea-t

1 minut lexim

Graham Potter ka rënë parimisht dakord për kushtet e kontratës për t’u bërë trajneri i ri i Chelsea-t. Madje, sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, do të jetë në stolin e “Bluve” të Londrës në ndeshjen ndaj Fulhamit, të shtunën.

Potter, i cili po shqyrton disa detaje përfundimtare të kontratës mëngjesin e sotëm, pritet të jetë zyrtarizohet shumë shpejt nga Chelsea, që nuk kërkon të humbë më shumë kohë për të zëvendësuar Thomas Tuchelin, i cili do të marr dëmshpërblim 13 milionë stërlina për prishjen e njëanshme të kontratës.

Potter mori lejen nga drejtuesit e Brightonit për të nisur bisedimet me pronarët e Chelsea-t të mërkurën pasdite. Diskutimet kanë vijuar deri në mbrëmje dhe palët parimisht kanë rënë dakord për kushtet e kontratës.

Potter do të marrë me vete drejt Chelsea-t edhe stafin e tij aktual te Brightoni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmet kibernetike ndaj Ukrainës, Google gjurmon grupet e hakerave dhe fushatat e tyre

Story i radhës

Leipzigu me trajner të ri

Të fundit nga