potter e vlereson ziyechin por i kerkon durim 63a5e6f81a9d8

Potter e vlerëson Ziyechin por i kërkon durim

December 23, 2022
1 minut lexim

Graham Potter ka mbetur i kënaqur kur ka parë Hakim Ziyech tek tregonte cilësitë e tij në Kupën e Botës në Katar, por trajneri i Chelseas ka thënë se sa i përket të luajturit titullar në ekipin e tij për këtë duhet durim. 

“Ne i dimë cilësitë e tij, na pëlqen si lojtar. Ai luan mes linjave dhe ka cilësi fantastike dhe këtë e pamë në Kupën e Botës.

Jam i kënaqur që ai e ndihmoi ekipin e tij, kam mbajtur kontakte me të gjatë gjithë Kupës së Botës. Tek Chelsea ka gjithmonë lojtarë të mirë që nuk janë në formacionin fillestar dhe ata duhet të jenë të durueshëm”, ka thënë  Potter.

Maroku ia doli të fitojë vendin e katërt në Botërorin e sapopërfunduar ku triumfoi Argjentina, ndërsa Ziyech ishte nga lojtarët protagonistë në suksesin e kombëtares afrikane.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

video e dashura 17 vjecare e ka vrare 16 vjecarin nga tetova 63a5e6ba9632d
Story i mëparshëm

(VIDEO) E dashura 17 vjeçare e ka vrarë 16 vjeçarin nga Tetova

era istrefit i refuzohet viza per ne amerike humb koncertin ne new york 63a5e771d22a8
Story i radhës

Era Istrefit i refuzohet viza për në Amerikë, humb koncertin në New York

Të fundit nga

ShkoLartë