Poter futet në historinë e Chelseat/ Anglezi i dytë që ka mbetur i pamposhtur në…
Ecuri mjaft e mirë për trajnerin Graham Poter në krye të Çelsit. Me triumfin 1-2 ndaj Salcburgut në transfertë, londinezët arritën të siguronin kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.
Për këtë ka meritë padyshim edhe tekniku i bluve.
Trajneri Graham Poter është anglezi i dytë që ka mbetur i pamposhtur në nëntë ndeshjet e tij të para si “timonier” i Chelseat, në të gjitha garat pas Uilliam Levis, në sezonin e largët 1906/07.