posta nis shperndarjen e gjobave digjitale per shkeljet ne trafik 67f3d87f53b78

Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik

April 7, 2025
1 minut lexim

Posta e Kosovës bëri të ditur se ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut. Kjo nismë, sipas Postës, do të rrisë sigurinë dhe përgjegjësinë në vend.

“Ky hap modernizues e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët, duke siguruar një menaxhim efikas të detyrimeve të tyre. Gjobat dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve, duke ofruar një mundësi më të përshtatshme dhe më të thjeshtë për të realizuar pagesat”, u tha në njoftim.

Në fillim të prillit, Policia e Kosovës bëri të ditur se do të nisë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarëve të automjeteve që identifikohen se kanë bërë kundërvajtje.

Policia tha se gjobat për shkeljet në trafik – që do të identifikohen përmes pajisjeve inteligjente – do t’iu dërgohen pronarëve të automjeteve përmes Postës së Kosovës dhe platformës e-Kosova.

Sipas Policisë, përmes pajisjeve inteligjente identifikohen shkeljet në trafik sikurse tejkalimi i shpejtësisë, skadimi i afatit të regjistrimit, tejkalimi në vende të ndaluara, mosrespektimi i semaforit, mosvendosja e rripit, përdorimi i telefonit mobil e kundërvajtje të tjera.

Pas verifikimit të pronarit të automjetit, policia e regjistron dhe e printon dëshminë e kundërvajtjes. Të dhënat futen në sistem, e më pas gjoba vendoset në zarf e dorëzohet në shërbimin postar, për t’iu dërguar më pas pronarit të automjetit.

Qytetarët mund të paraqesin ankesë për gjobën e pranuar. Atyre po ashtu iu mundësohet që të paguajnë gjobën për kundërvajtje në çdo zyre postare të Postës së Kosovës. /REL

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

pas leters se kurtit geci kerkon kushte te qarta ndaj vv se 67f3d5b8c84c9
Story i mëparshëm

Pas letërs së Kurtit, Geci kërkon kushte të qarta ndaj VV-së

synohet promovimi ne ligen b kosova gati per perballjen me maqedonine e veriut 67f3d97302981
Story i radhës

​Synohet promovimi në Ligën B, Kosova gati për përballjen me Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Qentë ndihmojnë shtatzënat të jenë aktive

Femrat që zotërojnë qen, i plotësojnë më mirë nivelet e aktivitetit të rekomanduar gjatë shtatzënisë. Të gjitha studimet kanë rezultuar se kafsha e njohur zakonisht si “miku më i mirë i njeriut”,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë