posta e kosoves nis shperndarjen e gjobave digjitale per shkeljet e trafikut 67f0fa4854217

Posta e Kosovës nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut

April 5, 2025
1 minut lexim

Posta e Kosovës ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut, të cilën e përshkroi si “një iniciativë e rëndësishme që rrit sigurinë dhe përgjegjësinë në rrugë”.

Gjobat dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve, duke ofruar një mundësi më të përshtatshme dhe më të thjeshtë për të realizuar pagesat.

Ky hap modernizues e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët, duke siguruar një menaxhim efikas të detyrimeve të tyre”.

Për më tepër, qytetarët mund të paguajnë gjobat në çdo zyrë postare të Postës së Kosovës, duke u dhënë fleksibilitet dhe komoditet.

Ky shërbim inovativ mbështet angazhimet e Policisë së Kosovës dhe të komunave, duke kontribuar në një trafik më të sigurt dhe një mjedis më të rregullt. Ky është një hap përpara në krijimin e një infrastrukture më të sigurt dhe më të besueshme për të gjithë qytetarët. Posta e Kosovës – besim, shërbim, siguri në çdo hap!”, ka njoftuar Posta e Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

aksidentoi kembesoren arrestohet 26 vjecari ne vlore 67f0f0f10c486
Story i mëparshëm

Aksidentoi këmbësoren, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

radeski per struga trium lum sezoni i vertete fillon nga sot 67f0fe083d37e
Story i radhës

Radeski: Për Struga Trium Lum sezoni i vërtetë fillon nga sot

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë