Cristiano Ronaldo me Portugalinë tregojnë fuqinë në 25 minutat e fundit, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Ganën, në takimin e xhiros së parë të Grupit H të Kampionatit Botëror në futboll.
Pesë gola për 25 minutat e fundit, një Portugali që shkëlqeu në krye me Ronaldon.
Në minutën e 63-të, gjyqtari akordon penallti ndonëse ishte e dyshimtë dhe as që ka reaguar VAR-i.
Ronaldo i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 65-të.
Për Portugalinë realizuan Ronaldo (65′- nga penalltia), Joao Felix (78′), Leao (80′) dhe për Ganën shënuan Ayew (73′), Bukari (89’).
Ronaldo u zëvendësua në minutën e 88-të.
Portugalia kryeson në Grupin H me 3 pikë, pasojnë Uruguai 1, Koreja e Jugut 1 dhe Gana 0 pikë.
Më 28 nëntor takohen: Koreja e Jugut – Gana (14.00) dhe Portugalia – Uruguai (20.00).