Portugalia publikon listën e lojtarëve për Botërorin “Katar 2022”, mungon ylli i PSG-së

November 10, 2022
1 minut lexim

Portugalia ka bërë publike listën prej 26 lojtarëve të ftuar që do ta përfaqësojnë kombëtaren në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pa dyshim, listës i prin superylli Cristiano Ronaldo, ku për sulmuesin e Manchester United ky mund të jetë Botërori i fundit në karrierë.

Po ashtu, në listë janë të përfshirë edhe dyshja e Manchester Cityt, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva, kurse nuk mungon as Bruno Fernandes i Manchester United.

Rafael Leao i Milanit është i përfshirë gjithashtu, së bashku me mbrojtësin veteran, Pepe, ndërsa lajm jo i mirë është mungesa e ylli të Liverpoolit, Diogo Jotas, i cili nuk do të paraqitet në këtë Kupë të Botës shkaku i lëndimit.

Në “Katar 2022” do të mungojë edhe ylli i Paris Saint-Germain, Renato Sanches, i cili nuk ka pranuar ftesë nga trajneri.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar nga Portugalia për në Botërorin “Katar 2022”.

Portierë: Diogo Costa, Rui Patricio, Jose Sa;

Mbrojtës: Joao Cancelo, Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias, Danilo Pereira, Antonio Silva, Nuno Mendes, Raphael Guerreiro

Mesfushorë: William Carvalho, Ruben Neves, Joao Palhinha, Bruno Fernandes, Vitinha, Otavio, Matheus Nunes, Bernardo Silva, Joao Mario

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Joao Felix, Rafael Leao, Ricardo Horta, Andre Silva, Goncalo Ramos

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Andresa Ambrosio poston fotot e ëmbla me barkun e rrumbullakosur

Story i radhës

Masat e Qeverisë, të pafuqishme përballë shtrenjtimeve

Të fundit nga

ShkoLartë