Portugalia apo Uruguai?

November 28, 2022
1 minut lexim

Portugali-Uruguai është dueli më i bukur i ditës së sotme në Katar 2022. Luzitanët e nisën Botërorin me fitoren 3-2 ndaj Ganës, ndërsa dy herë kampionët e botës nuk shkuan më shumë se barazimi i bardhë ndaj Koresë së Jugut në debutimin në Katar.

Sonte luhet një finale e parakohshme në “Lusail Iconic Stadium”, aty ku të dy skuadrat do të tentojnë maksimumin e pikëve. Trajnerët Fernando Santos dhe Diego Alonso kanë zgjedhur titullarët e kësaj përballjeje.

Skema taktike është e njëjta: 4-1-2-3. Dy ndryshime në mbrojtje te Portugalia, repart ku do e nisin nga minuta e parë “veterani” Pepe në qendër dhe Nuno Mendes në krahun e majtë.

Santos i ka besuar një fanellë titullari William Carvalhos. 30-vjeçari i Real Betis, do të luajë si shkatërrues, ndërkohë që në sulm konfirmohen Joao Felix, Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes, me Rafael Leaon që e nis përsëri nga stoli si ndaj Ganës.

Tri ndryshime në total edhe në formacionin e Uruguait. Trajneri Alonso ka ulur në stol dyshen sulmuese Luis Suarez dhe Facundo Pellistri, postet e të cilëve i zënë Edinson Cavani dhe Guillermo Varela. Trajneri ka bërë një modifikim edhe në prapavijë.

Në vend të Martin Caceres në krahun e djathtë, është spostuar Jose Maria Gimenez, vendin e të cilit në qendër të prapavijës përkrah kapitenit Diego Godin e plotëson Sebastian Coates i Sportingut të Lisbonës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Unikkatil uron Ditën e Flamurit

Story i radhës

Shpaloset memoriali i martirëve te varrezat e dëshmorëve

Të fundit nga

ShkoLartë