Portugali, zjarr pranë Lisbonës, evakuohet shtëpia e të moshuarve

1 minut lexim

Një zjarr i madh ka rënë në një masiv pyjor në Portugali, në veri të Lisbonës, në Mafra, teksa temperaturat vazhdojnë të rriten.

Rreth tridhjetë të moshuar që qëndronin në një azil u evakuuan për qëllime parandaluese, tha një komandant i mbrojtjes civile për radion Renascença.

Rreth 400 zjarrfikës me pesë avionë shkuan në aksion për të shuar flakët, tha mbrojtja civile. Banorët u përpoqën të ngadalësonin avancimin e flakëve duke hedhur ujë ndërsa zjarri përparonte në pyjet aty pranë.

Zjarre të tjera të mëdha po shpërthejnë edhe në veri dhe qendër të Portugalisë, duke mobilizuar më shumë se një mijë zjarrfikës, ndërsa në vende të ndryshme është shpallur alarmi nga i nxehti, me temperatura që pritet të jenë mbi 40 gradë, të paktën deri nesër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vdesin dy bashkëshortët shqiptarë gjatë aksidentit në Greqi, ngjarja ndodh në sytë e fëmijës 10 vjeç

Story i radhës

Uji në Shkup i sigurt për pije

Të fundit nga