portieri spanjoll le spitalin pas 82 ditesh 64df8875ca16d

Portieri spanjoll lë spitalin pas 82 ditësh

August 18, 2023
1 minut lexim

Lajm i mirë nga Spanja  rreth situatës së portierit Sergio Rico.

E përditshmja madrilène “Marca” raportoi se portieri ka lënë spitalin pas plot 82 ditësh pas aksidentit të rëndë që pësoi rreth 3 muaj më parë.

“gardiani” spanjoll i cili mbron portën e PSG, pësoi një aksident  gjatë një gare me kuaj.

Kjo bëri që portieri të binte në koma, duke shkaktuar panik në botën e futbollit. 

29-vjeçari qëndroi për plot 1 muaj në koma dhe tashmë pas 82 ditësh ka lënë spitalin Virgen del Roccio në Sevilla.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Alba Silva, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Spanjolli u transferua tek PSG në shtatorin e vitit 2019 nga Sevilla për 6 mln euro, teksa gjysmën e dytë të sezonit 2021-2022 e kaloi në huazim tek Mallorca, për t’u rikthyer në Paris në verën e vitit të kaluar.

Sezoni i tij nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ”gardiani” ka kaluar 3 muajt më të vështirë të jetës së tij. Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 29-vjeçarit, nëse do të qëndrojë në Paris, ku pasi të arrijë formën e duhur të luftojë për një vend në formacion apo do të kërkojë një tjetër ekip. Përpara se të transferohej tek PSG, Rico ka luajtur për Sevillan, ku është aktivizuar në 114 ndeshje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kanada evakuimet ne territoret veriperendimore per shkak te zjarreve po perballen me veshtiresi 64df8802913a8
Story i mëparshëm

Kanada, evakuimet në Territoret Veriperëndimore për shkak të zjarreve po përballen me vështirësi

krasniqi kerkoi zgjedhje te reja sa me pare pozhari ironizon keq me kreun e pdk se 64df8aeacb4fd
Story i radhës

Krasniqi kërkoi zgjedhje të reja sa më parë, Pozhari ironizon keq me kreun e PDK-së

Të fundit nga

ShkoLartë