Portieri kroat Livakoviq dhuron fanellën dhe dorëzat në ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Türkiye

February 18, 2023
1 minut lexim

Portieri i kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakoviq dhuroi fanellën dhe dorëzat për të prekurit nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş të Türkiye-s, transmeton Anadolu.

Portieri kroat Livakoviq dorëzoi në ambasadën e Türkiye-s në Zagreb fanellën dhe dorëzat që ka veshur në ndeshjen e çerekfinales kundër Brazilit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ambasadori turk në Zagreb, Yavuz Selim Kıran në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha: “Portieri i kombëtares kroate Dominik Livakoviq, dorëzoi dorëzat që mbrojti penaltitë dhe fanellën e tij që çoi ekipin në gjysmëfinale me ndeshjen kundër Brazilit në Kupën e Botës, që ato të përdoren për të ardhura për të prekurit nga tërmeti”.

Kıran etiketoi në postimin e tij portierin Livakoviq me fjalët: “Faleminderit njeri me zemër të madhe”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

5 veprime që tregojnë se po gënjeni

Story i radhës

Abuzoi me një vajzë shqiptare, Italia i kërkon Brazilit të dënojë Robinhon

Të fundit nga

ShkoLartë