Portieri i Realit: Ishim duke fjetur dhe e paguam

October 26, 2022
1 minut lexim

Tibo Kurtua nuk e ka parë veten të pësojë shpesh 3 gola gjatë një ndeshjeje. Dhe për mikrofonat e “Movistar”, portieri belg konfirmoi se skuadra ishte në gjumë në momentet e golave.

“Ishim duke fjetur, pa intensitet dhe pa agresivitet dhe e paguam. Na e tha edhe trajneri dhe ne sërish gabuam. Kemi gabuar në shumë pasime, kontrollin dhe nuk bëmë një ndeshje të mirë. Më pas shënuan edhe golin e tretë dhe na vranë në minutat e fundit.

Duke e parë ndeshjen nga porta dhe ti vë re çdo duel, pashë duelet që po humbnim. Na mungoi intensiteti dhe duhet të zgjohemi. Por mendoj se mund të ndodhë të jesh në një ditë të keqe. Duhet të japësh gjithnjë 100% përballë një ekipi që është i rrezikshëm në kundërsulm.

Nëse do të ishim treguar më të saktë do të kishim pasur mundësi të futeshim në lojë. Por nuk ndodhi dhe ne pësuam një gol të lehtë. Dikush duhet të ishte në atë zonë”, tha Kurtua.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aktivitete mafioze ndër vite: 19 të arrestuar, mes tyre edhe presidenti i klubit

Story i radhës

Fotoja që ndihmon gratë të zbulojnë në kohë kancerin e gjirit

Të fundit nga

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë