Portieri i njohur jep dorëheqjen nga kombëtarja!
Situata e pakëndshme mes Andre Onanës dhe trajnerit të Kamerunit, Rigobert Song, mori një vëmendje të madhe gjatë Botërorit të Katarit, me këtë të fundit që e dërgoi në shtëpi portierin 26-vjeçarin pas një debati.
Duket se gardiani i cili luan me Interin ka marrë vendimin përfundimtar për sa i përket të ardhmes së tij me përfaqësuesen afrikane.
Onana e mbyll përfundimisht me Kamerunin duke dhënë dorëheqjen dhe tashmë do të fokusohet vetëm te Interi..