Raste të rralla në botën e futbollit! Dhjetë ndeshjet e para të kampionatit pa pësuar gol! 900 minuta pa pësuar gol, është senzacion në kampionatin spanjoll.
Portieri 28 vjeçar, Churripi, po e habit Spanjën, 10 ndeshje pa pësuar gol, 900 minuta, thyen rekord me ekipin Burgos, që garon në LaLiga 2 (Liga e Dytë spanjolle).
Churripi edhe sot nuk u mposht, Burgos fitoi në udhëtim me 1:0 ndaj Andorrës.
Pas javës së 10-të, Las Palmas kryeson me 20 pikë, pasojnë Alaves me 19, Burgos ka 18 pikë etj.