porti i vlores ndalon lundrimin per shkak te motit te keq 692578d887924

Porti i Vlorës ndalon lundrimin për shkak të motit të keq

November 25, 2025
1 minut lexim

Autoriteti Portual i Vlorës ka njoftuar këtë të martë, më 25 nëntor, ndalimin e pajisjes me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.

Kështu, sipas një njoftimi, ndalimi ka hyrë në fuqi prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të zgjasë deri nesër, më 26 nëntor, në orën 06:00.

“Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 deri në datë 26.11.2025 në orën 06:00.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.”, thuhet në njoftimin e Portit.

Në këtë kuadër, Porti i Vlorës apelon që drejtuesit e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit të marrin masa shtesë sigurie për mjetet e tyre, të shmangin nisjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet zyrtare deri në normalizimin e situatës.

Ndërkohë po sipas njoftimit, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

MOT I FTOFTE
Lajmi i mëparshëm

DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë

keto jane disiplinat sportive qe do te zhvillohen ne kosove ne lojerat mesdhetare 692579390548d
Lajmi i radhës

​Këto janë disiplinat sportive që do të zhvillohen në Kosovë në Lojërat Mesdhetare

Të fundit nga

Ndërron jetë Arsim Zekolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të publicistit Arsim Zekolli, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 60-vjeçare. Lajmin e
ShkoLartë