Porti i Durrësit, Balliu: Vëllezërit Kariç pas projektit, janë Salillarët e Vuçiq dhe Lukashenkos

min lexim

Klevis Balliu thotë se porti i Durrësit është një aferë korruptive. Për Rtv Ora, ai thotë se Rama po bën një port për veten dhe Vuçiqin.

Një fakt të tillë, sipas tij, e pohoi vetë ministrja e Ramës kur tha se ky port do të ndihmojë Serbinë.

Balliu: Porti i Ramës dhe Vuçiç. Vëllezërit Kariç që janë pas këtij projekti janë Salillarët e Vuçiq dhe Lukashenkos. Doli Ministrja dhe tha kjo do ndihmojë Serbinë. Hallin e Serbisë kam unë, hallin e Serbisë kanë shqiptarët. Gjëja e fundit që duhet të bëjë është të ndihmojë Serbinë, se Serbia do shkatërrimin e Shqipërisë. Por problemi është se edhe kjo qeveri është në të njëjtën linjë me Serbinë.

Duan shkatërrimin e Shqipërisë dhe po e shkatërrojnë. Asnjë hap para me integrimin, më thoni një investitor të huaj. U ka hequr votën shqiptarëve dhe do ta paguajë shtrenjtë. Edi Rama e di shumë mirë se 24 orë pa pushtetin e kryeministrit ai shkon te 313. Për këtë arsye do bëjë gjithçka për ta mbajtur atë pushtet. Nesër është protestë për rikthimin e votës. Nesër të bashkohen shqiptarët kundër bandës, nesër janë shqiptarët përballë patronazhistëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

AP: Kreut të agjencisë kufitare të SHBA-së po i kërkohet largimi nga detyra

Story i radhës

Parashikimi i motit për dy ditët e fundjavës

Të fundit nga