Porosi e hapur nga Ursulla Fon der Llajen: “Pres që partitë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për rrugën drejt BE-së”

August 22, 2023
min lexim

Përkrahje e qartë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Llajen, për vazhdimin e procesit integrues evropian, edhe pse Maqedonia u ndal në fillim të procesit të ndryshimeve kushtetuese. Ajo e ka përcjellë mbështetjen e saj në profilin e saj në Tuitter pasi dje ka pasur takim tet-a-tet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pas takimit joformal të liderëve nga Ballkani Perëndimor në Athinë.

“Shkëmbim i mirë i mendimeve me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Unë mirëpres dorëzimin e ndryshimeve kushtetuese nga qeveria e tij në parlament. Shpresoj se të gjitha palët do t’i mbështesin  për të vazhduar lëvizjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, theksoi Ursula Fon der Lajen,  kryetare e KE-së.

Më shumë detaje nga takimi me Fon der Llajen, kryeministri Kovaçevski ka treguar në intervistë për MIA, ku ka theksuar se fillimisht është biseduar për ndryshimet kushtetuese.

“Të dy shprehëm kënaqësinë tonë që procesi ka filluar, procesi ka nisur me sukses dhe shpresoj, ashtu siç shpreson Bashkimi Evropian, që në Parlamentin tonë do të ketë vizion dhe guxim që deputetët të marrin vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me vazhdimin e integrimi evropian të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Nuk munguan kritikat e Kovaçevskit për kryetarin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili në një rast ka thënë se është i gatshëm të pres 10, 20, madje edhe 30 vjet për anëtarësim në BE.

“Dhe e shihni që në vendin tonë ka ende politikanë, siç ka pasur në të kaluarën, në lidhje me atë se një vendim i tillë nuk duhet të merret dhe se duhet të pritet, madje kreu i opozitës deklaroi se ai është gati të presë 10 dhe 20vjet e kështu me radhë. Konfirmimi më i mirë se si duket pritja dhe ulja në një dhomë pritjeje është pikërisht ky takim këtu. Sepse takimi i Selanikut u mbajt pikërisht 20 vjet më parë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

E derisa po vazhdonte takimi i Kovaçevskit me Fon der Llajen, VMRO-DPMNE dje mbajti mbledhje të Komitetit Ekzekutiv ku u nxorën konkluzionet që kanë të bëjnë me procesin e ndryshimeve kushtetuese. Nënkryetari Aleksandër Nikolloski në edicionin veror të Click Plus në TV21 tha se kërkojnë që ndryshimet kushtetuese të vendosen në votim dhe nëse nuk kalojnë të mbahen zgjedhje.

“E para ishte falë grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit sepse të gjithë deputetët qëndruan konsistent dhe këmbëngulës në qëndrimin që ne bashkërisht e sollëm, që është se nuk mund të pranojmë ndryshime kushtetuese dhe kjo u konfirmua të premten gjatë votimit të rendit të ditës. Gjëja e dytë që kemi kërkuar është që votimi i ndryshimeve kushtetuese të mos shtyhet, pra të futet menjëherë në Kuvend dhe të mos vonohet ky proces”, pohoi Aleksandar Nikolloski, VMRO-DPMNE.

Votimi i ndryshimeve kushtetuese u shty të premten, kur kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, për shkak të mungesës së shumicës për miratimin e tyre, e ndërpreu seancën.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Profesionalizmi” i ushtrisë së Putinit, shtien me armë gjatë një eventi dhe tmerrojnë turmën – lëndohen fëmijët rusë që ishin prezentë

Story i radhës

Autoritetet spanjolle sekuestrojnë 700 kg heroinë pranë Ishujve Kanarie

Të fundit nga

ShkoLartë