popullsia ne maqedonine e veriut vazhdon te tkurret me shume vdekje se lindje 6b099a73083d4

Popullsia në Maqedoninë e Veriut vazhdon të tkurret, më shumë vdekje se lindje

November 27, 2026
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut po përballet me një bilanc gjithnjë e më shqetësues demografik. Gjatë tre muajve të verës së këtij viti, në vend kanë ardhur në jetë më pak fëmijë, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë ka qenë më i lartë se ai i të porsalindurve.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2026 janë regjistruar 4.160 lindje të gjalla, që është 4,8 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë kanë ndërruar jetë 4.807 persona, ose 0,1 për qind më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2025. Mes tyre janë edhe 19 foshnje.

Kjo do të thotë se për çdo 100 lindje janë regjistruar rreth 116 vdekje, ndërsa bilanci natyror i popullsisë mbetet negativ. Në total, numri i të vdekurve tejkalon atë të të lindurve për 647 persona.

Ndërkohë, gjatë periudhës korrik-shtator janë lidhur 3.524 martesa, 0,5 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në të njëjtin tremujor janë regjistruar edhe 397 divorce.

Shifrat tregojnë se edhe këtë vit, Maqedonia e Veriut po humb më shumë banorë sesa po fiton përmes lindjeve.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marsh funeral para gjykates kushtetuese sindikata e kultures shfuqizimi i marreveshjes kolektive i varros te drejtat tona 6b09998abbaef
Lajmi i mëparshëm

Marsh funeral para Gjykatës Kushtetuese – Sindikata e Kulturës: Shfuqizimi i marrëveshjes kolektive i varros të drejtat tona

albulena haxhiu neser ne prekaz dhe tirane kjo eshte agjenda e saj per 28 nentorin 6b09ab21e7735
Lajmi i radhës

Albulena Haxhiu nesër në Prekaz dhe Tiranë, kjo është agjenda e saj për 28 Nëntorin

Të fundit nga

ShkoLartë