Pompa e benzinës “Pucko Petrol” nën thjerrëzën e KSHPK. Prokuroria të hapë lëndë

August 5, 2023
min lexim

-ads3-

Komisioni për parandalimin e korrupsionit për rastin me ndryshimin e Planit të detajuar urbanistik në Komunën e Karposhit për pompën e benzinës Pucko Petroll, ka parashtruar nismë deri te Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që të hapë lëndë për këtë rast për shkak se vlerëson se është bërë ndryshim joligjor i PDU-së. Ky Plan i detajuar urbanistik sipas KSHPK nuk ka qenë në përputhje me Planin e përgjithshëm urbanistik dhe njëherë tashmë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese për shkak se parcela është paraparë për objekte të tjera dhe andaj kërkon që edhe Ministria për vetëqeverisje lokale të shpërbëjë Këshillin e Komunës së Karposhit.

“KSHPK ka vërtetuar gjendjet që tregojnë dyshime për punë të papërgjegjshme, përdorimi i postit zyrtarë dhe autorizimeve dhe ryshfet për çka ka parashtruar nismë deri te Prokuroria themelore publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër pjesëmarrësve në procedurën për sjelljen e Planit të Detajuar Urabistik. Deri te Ministria për vetëqeverisje lokale të RMV të parashtrohet ankesë për veprim të mëtutjeshëm dhe shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Karposhit”, tha Shemsi Sallai, anëtar i KSHPK.Një rast tjetër për të cilin Antikorrupsioni hapi lëndë, është ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të spitalit të Ohrit për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në nënshkrimin e aktvendimeve, vendimeve dhe lidhjen e kontratave, në të cilat e ka angazhuar vëllain e tij për avokat. E gjithë kjo është bërë edhe pse ai vetë nuk ka pasur vendim për udhëheqës nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe Bordi Drejtues i spitalit nuk ka vepruar sipas ligjit gjatë zgjedhjes së drejtorit të spitalit, të gjitha këto janë bërë nga ministri i kaluar Bekim Saliu dhe nga ai aktuali, Fatmir Mexhiti. Antikorrupsioni kërkon shkarkimin e ushtruesit të detyrës dhe anëtarëve të Bordit Drejtues.

“Në bazë të nenit 102 të Ligjit për kujdesin shëndetësor duhet të ketë shkarkim. Do të thotë se askush nuk mund ta tolerojë këtë. Mjaft më. Nuk mund të ketë tolerancë, askush të mos dënohet, ministri po vazhdon, mund të jepet amnisti se është përgjegjësi e Bordit Drejtues. Dikush përfiton pronë, me privilegj, me pushtet për shkak të shkeljeve të tilla të ligjit nga organet kolektive. Të mos ketë më gjëra të tilla, gjeni një mënyrë tjetër ose le të punojnë siç duhet”, tha Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Antikorrupsion.

Njëkohësisht po kërkohet shkarkimi i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informacionet, Blerim Iseini, i cili edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet për këtë pozitë, është zgjedhur nga deputetët pasi përzgjedhja e tij kaloi në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Antikorrupsioni mendon se më përgjegjës në këtë rast janë deputetët dhe jo vetë Iseini që ka aplikuar për këtë pozitë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E gjeti një kartelë të humbur, e shfrytëzoi të njëjtën për të blerë 40 herë në shitore të ndryshme!

Story i radhës

Drejtuesi i Policisë vodhi të dhënat e sistemit TIMS, kujt do ia jepte?

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë