Polonia vendos gardh me tela gjemborë në kufirin me Rusinë

1 minut lexim

Polonia ka instaluar tela me gjemba përgjatë kufirit të saj me Rusinë vetëm disa orë pasi një raketë ra në territorin e saj, duke vrarë dy persona.
Ushtarët u panë që po vendosnin telat afër fshatit Szyliny sot, shkroi DailyMail.

Kjo mbrojtje u vendos pas tensioneve mes dy shteteve për të parandaluar kalimet ilegale në Poloni.

Ekziston frika se Rusia mund ta vërshojë qëllimisht Poloninë me një fluks emigrantësh për të shkaktuar kërdi në Bashkimin Evropian.

Shtetet anëtarë të NATO-s po ashtu po diskutojnë forcimin e mbrojtjes ajrore në lindje.

Shqetësimet se lufta mund të përshkallëzohet në shkallë më të gjerë u ngritën të martën kur raketat ranë në Poloni duke vrarë dy fermerë.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prokurori Abazi: Gjuetinë dhe ngjitjen në male e kam hobi

Story i radhës

Dhimbjet e barkut, llojet e tyre dhe kur duhet të shkoni te mjeku

Të fundit nga