Polonia ka transferuar tashmë 10 avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë si pjesë e mbështetjes ushtarake.
Këtë e ka bërë të ditur ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Błaszczak gjatë vizitës së tij në Kanada.
“Ne i kemi dorëzuar Ukrainës 10 avionë MiG-29”, tha Błaszczak.
Sipas Błaszczak, Polonia nuk po përpiqet të ushtrojë presion mbi aleatët e saj, por vetëm po përpiqet t’i inkurajojë ata që të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresorit.
Siç raportohet, Polonia po planifikon të transferojë gjithsej 20 avionë MiG-29 në Ukrainë. Si zëvendësim, Polonia bleu 48 avionë të Koresë së Jugut FA-50.