Polonia shton numrin e forcave në kufirin me Bjellorusinë

Polonia ka dërguar më shumë ushtarë në kufirin e saj me Bjellorusinë gjatë javëve të fundit, transmeton Anadolu.

“Një kufi i sigurt është baza e sigurisë së Polonisë”, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak për Radion Polake.

Blaszczak tha se rreth 10 mijë trupa janë dërguar në kufi deri më tani, prej të cilëve 6 mijë janë në rezervë.

Ai tha se masa ishte një përgjigje ndaj “presionit të emigrantëve të paligjshëm të dërguar nga regjimi i Aleksandër Lukashenkos në Minsk”.

“Nuk ka dyshim se sulmet ishin planifikuar në Moskë. E gjithë kjo për sulmin ndaj Polonisë është ideja e Kremlinit për të destabilizuar vendin tonë”, shtoi ai.

Blaszczak tha gjithashtu se ushtria polake do të mbështesë rojet kufitare në kufirin me Sllovakinë.

Ushtarët do të kenë të njëjtat të drejta si Rojet Kufitare, duke përfshirë kryerjen e inspektimeve. “Ushtarët e të dy trupave operacionale, forcave të mbrojtjes territoriale dhe trupave inxhinierike, janë dërguar në kufij”, tha Blaszczak.

Ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski tha në një konferencë për media në selinë e ministrisë në Varshavë se qeveria kishte vendosur të rifillojë kontrollet e përkohshme kufitare në kufirin me Sllovakinë.

“Kontrollet do të hynë në fuqi në mesnatë”, tha ministri, duke shtuar se fillimisht do të hynë në fuqi për 10 ditë, por ka shumë gjasa që periudha të zgjatet.

Kaminski tha se migrimi i paligjshëm përmes Sllovakisë pothuajse është 10-fishuar që nga viti i kaluar. Ai shtoi se disa të huaj shkojnë përmes Polonisë në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së. “Në vetëm dy javë, ne zbuluam dhe ndaluam 551 migrantë të paligjshëm”, tha Kaminski.





Story i mëparshëm

Ekzekutivi famëkeq i FTX Sam Bankman-Fried del sot përpara gjykatës

Story i radhës

Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrihet në spitalin e Beogradit

Të fundit nga