Për herë të parë, Polonia ka premtuar dërgesa të naftës së papërpunuar në Gjermani përmes Gdanskut sipas një marrëveshjeje të nënshkruar sot nga ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck dhe ministrja polake e Mjedisit, Anna Moskwa.
Nafta do të dorëzohet në rafinerinë PCK në Schwedt, në shtetin lindor gjerman të Brandenburgut.
Rruga e furnizimit nëpërmjet Polonisë ka një rëndësi të madhe për Schwedt dhe furnizimin e Gjermanisë Lindore. Rafineria PCK deri më tani furnizohej me naftë ruse nga gazsjellësi “Druzhba”. Gjermania kërkon ta ndalojë furnizimin më 1 janar dhe po kërkon urgjentisht alternativa të reja.
Duke qenë se vëllimi i gazsjellësit nga Rostock në Schwedt nuk është i mjaftueshëm, nevojiten sasi shtesë. Qeveria gjermane ka punuar prej muajsh për të nxitur Poloninë të furnizojë Schwedtin përmes Gdanskut.
Burimi: GAZETA.MK