Polonia planifikon ta çojë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

December 28, 2024
1 minut lexim

Polonia ka njoftuar se do të padisë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për vendimin e saj për t’i dhënë azil politikanit të opozitës polake, Marcin Romanowski, i cili është në kërkim për akuzat për korrupsion.

Njoftimi u bë nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Andrzej Szejna.

Më 19 dhjetor, Gjykata Rajonale e Varshavës ka lëshuar një Urdhër Arresti Evropian për Romanowskin, ish-zv/ministër i Drejtësisë në qeverinë e partisë “Ligj dhe Drejtësi”. Ky urdhër tashmë i është dërguar Hungarisë.

Ministri i Jashtëm polak ka deklaruar se nëse Hungaria nuk e zbatuar urdhrin e arrestimit, Polonia do ta çojë çështjen në Gjykatë, duke përdorur një nen të traktatit të BE-së që lejon një shtet anëtar të padisë një tjetër për moszbatimin e obligimeve.

Romanowski, në një intervistë, tha se vendimi i Hungarisë për t’i dhënë azil erdhi pasi ai ka bindur autoritetet hungareze mbi krizën e vazhdueshme të sundimit të ligjit në Poloni, raporton Euronews.com.

Ky akt ka shkaktuar një përplasje diplomatike mes dy shteteve. Të dy vendet janë anëtare të Bashkimit Evropian, dhe Polonia beson se veprimi i Budapestit për të ofruar azil politik për Romanowskin është “një veprim kundër parimit themelor të bashkëpunimit besnik”, siç është parashikuar në traktatet e BE-së.

Prokuroria polake akuzon Romanowskin për 11 vepra penale, përfshirë manipulimin e tenderëve dhe keqpërdorimin e fondeve.

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka marrë detyrën vitin e kaluar duke u angazhuar për rivendosjen e normave demokratike dhe luftën kundër korrupsionit, që ka mbizotëruar gjatë qeverisjes konservatore të partisë “Ligj dhe Drejtësi”, e cila është aleate me Hungarinë.

Si pjesë e këtij përpjekjeje, qeveria e Tusk kërkon të çojë para drejtësisë disa ish-funksionarë të qeverisë që supozohet se kanë shkelur ligjin gjatë administratës “Ligj dhe Drejtësi” nga viti 2015 deri në 2023.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Matoshi: Qeveria nuk ka treguar ndonjë sukses në veri, zgjidhjet janë politike

Story i radhës

Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar një natë me Xhenetën

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë