polonia i propozon be se ndalimin e plote te tregtise me rusine 6235bdf2783bd

Polonia i propozon BE-së ndalimin e plotë të tregtisë me Rusinë

March 19, 2022
1 minut lexim

Polonia i ka propozuar Bashkimit Evropian që të vendosë një ndalesë të plotë të tregtisë me Rusinë, tha më 19 mars kryeministri polak, Mateus Morawiecki.

Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve të bllokut evropian që të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Polonia po propozon që të shtohet bllokada e tregtisë në këtë paketë të sanksioneve sa më shpejt që të jetë e mundur, përfshirë edhe në portet detare… por, po ashtu ndalesë në tregtinë që bëhet përmes transportit rrugor. Shkëputja e plotë e tregtisë me Rusinë do ta shtyjë Rusinë që ta shqyrtojnë mundësinë se është më mirë që ta ndalë këtë luftë mizore”, tha Morawiecki.

Më herët gjatë kësaj jave, shtetet e BE-së u pajtuan për paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Detajet për sanksionet e reja nuk janë publikuar, por presidenca franceze tha se statusi i “shtetit më të favorizuar” në tregti i Rusisë, do të hiqet.

Që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, sanksione të ashpra ndaj Moskës kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera në mbarë botën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lakers trumfon pas kohes shtese 6235bdb6c4aaf
Story i mëparshëm

Lakers trumfon pas kohës shtesë

parandalimi berthamor ne shekullin xxi mund te sherbeje si nje shtylle e sigurise nderkombetare 6235be2c266ac
Story i radhës

Parandalimi bërthamor në shekullin XXI, mund të shërbejë si një shtyllë e sigurisë ndërkombëtare!

Të fundit nga

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës. Më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë
ShkoLartë