polonia hap qender te re logjistike ushtarake per te forcuar krahun lindor te nato s 6a9fbed212a71

Polonia hap qendër të re logjistike ushtarake për të forcuar krahun lindor të NATO-s

September 8, 2026
1 minut lexim

Polonia ka hapur një qendër të re të mbrojtjes, të ndërtuar me ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar, për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit dhe krahun lindor të NATO-s.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se qendra e riparimit dhe logjistikës në Czosnow, në Poloninë qendrore, do të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit duke shfrytëzuar ekspertizën britanike.

Hapja e objektit të ri të mbrojtjes u realizua me pjesëmarrjen e ministrit britanik për Gatishmërinë dhe Industrinë e Mbrojtjes, Luke Pollard dhe zv/ministrit polak të Mbrojtjes, Pawel Zalewski, si pjesë e “angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s përballë agresionit në rritje të Rusisë”.

“Personeli britanik do të punojë së bashku me homologët polakë në këtë qendër për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë”, thuhet në deklaratë.

Qendra do të mundësojë mirëmbajtje, mbështetje dhe trajnim më të shpejtë dhe më të drejtpërdrejtë për programin PILICA+ të Polonisë, një nismë me vlerë disa miliardë dollarë që synon ndërtimin e një rrjeti të integruar të mbrojtjes ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, në partneritet me Mbretërinë e Bashkuar.

“Mbrojtje më e fuqishme ajrore e Polonisë nënkupton mbrojtje më të fuqishme ajrore të NATO-s dhe kjo punë po zhvillohet duke mbështetur njëkohësisht edhe vendet e punës në të dyja vendet”, tha Pollard. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria e perfshire ne trafik armesh denoncimi i arben ahmetajt kellici ron yeffeti i kayo pranon se eshte punesuar per punet e pista 6a9fbe6f917b1
Lajmi i mëparshëm

“Qeveria, e përfshirë në trafik armësh” – Denoncimi i Arben Ahmetajt, Këlliçi: Ron Yeffeti i KAYO pranon se është punësuar për punët e pista!

jessie j largohet perkohesisht nga rrjetet sociale per tu rikuperuar pas betejes me kancerin 6a9fbf9d0f687
Lajmi i radhës

Jessie J largohet përkohësisht nga rrjetet sociale për t’u rikuperuar pas betejës me kancerin

Të fundit nga

ShkoLartë