qeveria e perfshire ne trafik armesh denoncimi i arben ahmetajt kellici ron yeffeti i kayo pranon se eshte punesuar per punet e pista 6a9fbe6f917b1

“Qeveria, e përfshirë në trafik armësh” – Denoncimi i Arben Ahmetajt, Këlliçi: Ron Yeffeti i KAYO pranon se është punësuar për punët e pista!

September 8, 2026
min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra një ditë më parë nga ish zëvendës kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili ndër të tjera akuzoi qeverinë e Edi Ramës për trafik armësh.

Në një reagim në rrjete sociale, ai shkruan se faktet dhe dëshmitë e publikuara tregojnë se qeveria është e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve dhe se Ron Yeffet, miku i kryeministrit, i lidhur me kompaninë KAYO pranon se është i punësuar për punët e pista.

“Audiopërgjimi flet për armë që do prodhohen në Afrikë, por do paketohen në Shqipëri, e më pas të shiten në Ukrainë. Dhe ky është trafik ndërkombëtar armësh. Një krim i rëndë, me dijeninë dhe pushtetin e Edi Ramës. E gjitha përmes kompanisë shtetërore KAYO, të cilën në fakt e kontrollon Ron Yeffet, dhe shteti ka vetëm 20 përqind të aksioneve.

Është vetë miku i Ramës, Yeffet që pranon në këtë komunikim, se ai është pajtuar pra, është punësuar nga Edi Rama pikërisht për të bërë punët e pisëta. Pra për punë si kjo e trafikut të armëve.”, shkruan Këlliçi.

Ai kërkon që kryeministri Rama dhe ministri i Mbrojtjes të japin menjëherë dorëheqjen dhe se SPAK duhet të nisë hetimet menjëherë.

“Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë duhet të shkruajë sonte dorëheqjen. Kryeministri Edi Rama, duhet të shkruajë dorëheqjen fill pas ministrit të tij kamikaz. SPAK duhet të nisë urgjentisht hetimet e thelluara! “, shton ai.

DEKLARATA E PLOTE E BELIND KELLICIT:

Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!

Faktet dhe dëshmitë e publikuara sonte e nxjerrin qeverinë e Kryeministrit Edi Rama të përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve.

Në një intervistë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, dhënë për Çim Peka Live, në Syri Tv, publiku mësoi se si miku i Edi Ramës, izraeliti Ron Yeffet në një komunikim me partnerët e tij ukrainas për biznesin e armëve, tregon se ka në dorë qeverinë dhe çdo gjë në Shqipëri.

Nga biseda kuptohet se Ermal Nufi ishte në dispozicion për letrat, për marrëveshjet, kur ishte në detyrën e zv-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Dhe pikërisht ky angazhim i Nufit në shërbim të këtij biznesi, e promovoi atë dhe e bëri Ministër të Mbrojtjes!

Audiopërgjimi flet për armë që do prodhohen në Afrikë, por do paketohen në Shqipëri, e më pas të shiten në Ukrainë. Dhe ky është trafik ndërkombëtar armësh. Një krim i rëndë, me dijeninë dhe pushtetin e Edi Ramës.

E gjitha përmes kompanisë shtetërore KAYO, të cilën në fakt e kontrollon Ron Yeffet, dhe shteti ka vetëm 20 përqind të aksioneve.

Është vetë miku i Ramës, Yeffet që pranon në këtë komunikim, se ai është pajtuar pra, është punësuar nga Edi Rama pikërisht për të bërë punët e pisëta. Pra për punë si kjo e trafikut të armëve.

Pas kësaj dëshmie, pas këtyre provave, pas këtij skandali të këtyre përmasave, 3 gjëra duhet të ndodhin menjëherë.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë duhet të shkruajë sonte dorëheqjen.

Kryeministri Edi Rama, duhet të shkruajë dorëheqjen fill pas ministrit të tij kamikaz.

SPAK duhet të nisë urgjentisht hetimet e thelluara!

Nëse këto nuk ndodhin, Shqipëria nuk është më një Republikë, nuk ka ligje e Kushtetutë, por është një sulltanat privat i Edi Ramës dhe miqve të tij me të cilët po ndan e plaçkit pasuritë e vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjosa osmani presidente shkelzen gashi zbulon levizjen qe mund te trondise politiken 6a9fbdf327675
Lajmi i mëparshëm

Vjosa Osmani presidente? Shkëlzen Gashi zbulon lëvizjen që mund të trondisë politikën

polonia hap qender te re logjistike ushtarake per te forcuar krahun lindor te nato s 6a9fbed212a71
Lajmi i radhës

Polonia hap qendër të re logjistike ushtarake për të forcuar krahun lindor të NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë